Beqir Avdiu çdo ditë udhëton nga Braina e Podujevës për në tregun e kryeqytetit.
Punën si tregtar ai e ushtron qe 20 vjet, me të cilën e mban familjen.
Në tezgën e tij gjenden pemë dhe perime prej më të ndryshmeve, shumica e tyre janë nga bahçja e tij.
VIDEO:
Në muajin dhjetor tregtari shet më së shumti portokaj dhe mandarina.
Tregon se mandarinat janë nga Shqipëria. Thotë se ka vite që nuk merr nga vendet e tjera pos Shqipërisë.
Brenda ditës Beqir Avdiu i shet deri në 300 kilogramë mandarina. Çmimi për kilogram mbetet i njëjtë sikurse viteve të kaluara.
Në treg të gjelbër së fundmi janë rritur kërkesat e konsumatorëve për mandarinat e Shqipërisë.
Osman Asllani është i rregullt në blerjen e pemëve dhe perimeve në tregun e Prishtinës. Thotë se shpesh blen 2-3 kilogramë mandarina vetëm nga Shqipëria.
Çmimi i mandarinave në treg është nga 0.75 centë deri në 1 euro.
Gani Gashi thotë se të paktën një herë në javë e frekuenton tregun për blerje të pemëve e perimeve.
Mandarinat e Shqipërisë i krahason me ato të Malit të Zi, për të janë frutat më cilësore dhe me shumë vitamina.
Dogana e Kosovës gjatë vitit 2022-23 ka pranuar rreth 30 milionë kilogramë mandarina.
Gjatë kësaj kohe mbi 2 milionë euro i janë shtuar buxhetit të Kosovës nga importi i këtyre frutave.
Në vitin 2022 nga Shqipëria u importuan mbi 8 milionë portokaj dhe mandarina, ndërsa në vitin 2023, 4 milionë më pak.