Është 33-vjeçare, e po ashtu edhe nënë e një djali të vogël.
Përpos punëve të përditshme si nënë, Teuta Morina nga Fushë-Kosova shtëpinë e ka kthyer edhe në mini-punëtori për biznesin që ka hapur.
Punimet e dorës tashmë të rikthyera në modë po kërkohen shumë nga vajzat.
E vëmendshme ishte treguar që kur ishte vajzë e vogël, kur gjyshja e saj punonte gjëra të njëjta.
Fjongot, varëset e byzylykët janë pjesë e porosive të shumta që Teuta i punon që nga viti 2016.
Ajo nuk e sheh askënd si konkurrente, madje thotë se gratë duhet ta duan dhe ta ndihmojnë njëra-tjetrën.
Përpos kësaj, një punë tjetër më e rëndësishme është ajo e mëmësisë.
Të kesh një biznes dhe të jesh nënë nuk është e lehtë, mirëpo Teuta thotë se atë që e do është e lehtë ta arrish edhe rezultatin e dëshiruar.
Rrjetet sociale janë vendi ku nëna e re shpërndan produktet e saj prej ku edhe bëhen porositë.