Kjo është atelieja e artistes ferizajase, Pranvera Sylejmani, e cila talentin e saj në art po ua mëson edhe mysafirëve të saj të cilët janë shumë të veçantë.
Janë anëtarët e Down Syndrome Kosova, të cilët një herë në javë po mësojnë art terapi nga Pranvera e po kalojnë kohë së bashku.
“Art terapi” është kurs i artit figurativ, i cili u dedikohet fëmijëve e të rinjve të Down Syndrome e edhe autizmit.
Përveç artit, të enjteve ata po mësojnë edhe për muzikë e edhe mësime të tjera psikosociale nga të cilat edhe po gjejnë inspirimin për veprën e radhës të cilën do ta pikturojnë.
Pranvera thotë se prindërit mezi kanë pritur që këta fëmijë të vijnë në këto ambiente, sepse dëshira e tyre e madhe që të mësojnë për artin e të shoqërohen me njëri-tjetrin është e dukshme.
E Learti inspirimin më shumë e gjen në personazhe të ndryshme, portretet i ka më për qejfi.
Për Eloidën, natyra me shumë ngjyra i jep më shumë mundësi edhe të eksplorojë në punën e artit.
Ndërsa Sumeja talentin e saj e shpreh në forma të ndryshme, në vizatim e në recitim.
Ky nuk është grupi i vetëm që Pranvera po u mëson artin këtyre fëmijëve, e enjtja gjatë tërë ditës mirëpret mysafirë të tillë e që mezi presin të bëhen bashkë për të kaluar kohë së bashku.