SOT

Suara – piktore e mbi 400 pikturave me natyrë të qetë

Suara Ismajli është nxënëse e klasës X në drejtimin e shkencave natyrore në gjimnazin “Sami Frashëri”.

Është e njohur për talentin e saj në pikturë. Muret e kësaj shkolle mbajnë disa prej pikturave të saj.

Krahas mësimeve ajo kohë i kushton edhe pikturës, ku thotë se të paktën 2 orë në ditë merret me një vepër arti.

Të pikturuarit e ka të trashëguar nga nëna e saj, e në atelienë e nënës ajo mëson shumë.

vetëm 2 vjeçe kur për herë të parë nisi të pikturonte dhe që nga atëherë nuk u ndal së krijuari vepra artistike.

Deri më tani Suara ka të punuara mbi 400 piktura. Shumicën prej tyre i ka falur në shkolla ku ajo ka ndjekur mësimet si dhe tek të afërmit e saj.

Tregon sa ka punime që i marrin kohë 2 orë, por edhe me javë e muaj.

Piktura për të është më shumë pasion sesa që e mendon ta bëjë profesion.