SOT

Studentet nga Skenderaj me biznes të çajeve bio

Në një hapësirë afër shtëpisë së tyre po e zhvillojnë një biznes të vogël, i cili çdo ditë e më shumë po rritet.

Kjo për shkak të interesimit të madh.

Arnita Veliu bashkë me motrën e saj, Blerindën, nga fshati Polac i Skenderajt kanë krijuar biznesin me çajet, të cilat janë 100% bio.

Që të dyja janë studente të dalluara duke fituar edhe bursa.

E madje Blerinda aktualisht është në studime master në Amerike, e Arnita së shpejti pritet të shkojë në Itali për të njëjtën arsye.

“Botanic” u hap në kohë pandemie, pikërisht edhe kur kërkesa për çaje të tilla ishte në rritje.

Ajo thotë se nga produktet e tyre kanë arritur të lehtësojnë tejkalimin më të lehtë të pandemisë.

E veçanta e tyre është se të gjitha bimët janë të mbjella në tokat e Kosovës, e të vjela nga gratë e zonave të ndryshme në vend.

Duke qenë se ato e duan shumë natyrën dhe ato që i ofron ajo, Arnita tregon se edhe paketimin e kanë dizajnuar për të qenë më pas i riciklueshëm.

Motrat para pak javëve kanë qenë pjesëmarrëse edhe në panaire jashtë vendit, ku kanë promovuar prodhimet e tyre nga Kosova.

Sipas motrave Veliu, “Botanica” ka për synim që përmes prodhimeve të tyre të sigurohet jetë e shëndetshme e po ashtu edhe të arrihet barazia gjinore në mënyrë që të ketë fuqizim më të lartë për gratë dhe vajzat në vend.