SOT

Shtegu që i nxit qytetarët e Lipjanit të bëjnë aktivitete fizike

Shtegu i ecjes në Lipjan, që nga përurimi i tij në vitin 2020, shfrytëzohet prej qindra qytetarëve vendas, por edhe të vendeve të tjera.

Ky shteg, që është 6 kilometra i gjatë, në pranverë e verë mbushet i tëri.

Daut dhe Hajrie Bërbatovci janë nga ky qytet. Të dy janë pensionistë dhe shumicën e kohës thonë se e kalojnë duke shëtitur në shtegun e ecjes.

Një gjë e tillë ishte e mirëseardhur për Daut Bërbatovcin.

Atë e brengos rregullimi i brezit afër lumit Sitnica, që paraqet rrezik kryesisht për fëmijët që e kanë këndin e lojërave në afërsi. Ai shpreson që Komuna do të merret edhe me këtë.

Edhe Hajrie Bërbatovci i gëzohet faktit që ka ku të dalë e të shëtisë me familjen.

Projekti për rregullimin dhe ndërtimin e këtij shtegu ka zgjatur rreth 7 vjet.

Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, shtegun e ecjes e quan si projektin më të duhur për qytetarët.

Ai numëron edhe projekte të tjera për ndërtimin e Lipjanit. Por, përveç rregullimit të brezit afër lumit Sitnica për ta shmangur rrezikun që dikush të bjerë në të, ende ka mbetur pa u realizuar edhe bashkimi i Shtegut të ecjes me sheshin e qytetit.

Rreth shtratit të lumit Sitnica ka edhe pjesë të tjera rekreative, si fusha sportive dhe këndi i lojërave për fëmijë.

Në shtegun e ecjes organizohen aktivitete të ndryshme sportive, kryesisht garat në atletikë. Para shtatë vjetësh, ky qytet për herë të parë u bë me semaforë.