SOT

Shabani, nga mekaniku i veturave deri te e bronzta evropiane në karate

Sporti i karatesë kishte qenë gjithnjë prezent brenda familjes Shabani nga Gjilani.

Babai i tij kishte qenë dikur karateist i dalluar, e tani i riu Elhami Shabani që 17 vjet është kampion Kosove.

Ai tregon se titullin e mori me shumë pak mbështetje.

Nuk po i mjaftojnë hapësirat për mirënjohjet e medaljet e fituara, e deri më tani numëron afro 700 sosh.

Elhamiu tregon për medaljen më të rëndësishme për të, e cila e bëri pjesë të historisë duke e listuar si të tretin e Evropës.

Medalisti i bronztë thotë se sportistët kosovarë hasin në vështirësi të mëdha derisa të arrijnë te kundërshtari, përfshirë kështu edhe problemet e dokumentacioneve e edhe sigurimin e financave për udhëtimin e tyre deri në garë.

Ai tregon se derisa u bë kampion, punoi si mekanik i veturave. E të gjitha ushtrimet i kryente duke bërë planifikimet e ditës në sport e në punë.

Në familjen Shabani, janë edhe vëllezërit e Elhamisë të cilët po ndjekin hapat e babait dhe vëllait kampion, e që në të njëjtën kohë janë edhe mbështetësit më të mëdhenj të tij.

29-vjeçari, po ashtu, edhe themelues i një klubi të karatesë i cili është në Gjilan dhe synon të nxjerrë gjenerata të reja.