Sezoni i nxehtë ka përfunduar, e po ashtu edhe kulturat bujqësore në serra kanë ndryshuar disa herë brenda vitit.
E tani brenda saj është koha për kultivimin e sallatës së gjelbër. Serrat e familjes Ismajli nga fshati Godanc i Shtimes i ka mbuluar gjelbërimi nga to.
Ai mundohet që secili produkt që del nga serra e tij të të ketë cilësi të lartë për tregun vendor.
Nerimani bashkë me vëllezërit e tij punën në parcela e bëjnë që nga fëmijëria. Tani e kanë si të hyrë kryesore në familjet e tyre.
Ai thotë se gjithë zgjerimin e hapësirës e kanë bërë me mjete vetjake, e me shumë pak ndihmë nga institucionet.
Përkushtimi në punë ua ka bërë reklamën më të mirë dhe tani shumicën e produkteve e shesin direkt nga serat.
Vetitë ushqyese të sallatës së gjelbër janë të shumta, ato kanë vlerë të ulët të kalorive e po ashtu janë të pasura me shumë vitamina, minerale e fibra.
Për Nerimanin konsumi i ushqimeve të gjelbra nga tokat e Kosovës, jo që ndikon vetëm në shëndet, por edhe rrit përkrahjen për prodhimet vendore.