Këto janë disa nga barsoletat, fjalët e urta dhe anekdotat e Xhafer Ukës të cilat i ka përmbledhur në 8-të librat e tij, që tashmë janë të botuara.
Krahas këtyre librave, Uka edhe një libër tjetër e ka shkruar për vendlindjen e tij, fshatin Çabër të Mitrovicës.
Më shumë se gjysmën e jetës e ka kaluar në profesionin e juristit, dhe pas pensionimit nisi të merrej me shkrime dhe botime të librave.
Ku të gjithë e presin pensionimin për të pushuar, ai ka zgjedhur që të vazhdojë karrierën prej shkrimtari. Ishte viti 2015 ku për herë të parë botoi librin e parë me mbi 12 mijë fjalë të urta, barsoleta e anekdota.
76-vjeçari nuk është se fiton edhe shumë nga shitja. Shumicën prej tyre i fal, thotë se e rëndësishme është që të lexohen librat e tij.
Rreth 400 barsoleta, ai ka shkruar vetëm për gjakovarët.
Librat e tij lexohen nga të rinjtë dhe pensionistët.
Xhafer Uka është në pritje të librit të 9-të me fjalë të urta, barsoleta dhe anekdota. Thotë se nuk do të ndalet se shkruari libra, për të është gjëja më e mirë që mund ta bëjë për lexuesit.