Familjet Veselaj, Abazaj, Balaj, Morina e disa të tjera nga Gllareva e Klinës që prej viteve të 70-ta janë marrë me gërmimin dhe shitjen e rrasave të gurit.
Ky fshat ka mbi 20 hektarë me rrasa të gurit, ku banorëve u lejohet që të ushtrojnë këtë si veprimtari.
Sipas kryetarit të fshatit, Emin Balaj shumica e familjeve të ardhurat e vetme varen nga kjo punë.
Ai tregon se edhe në familjen e tij gjeneratë pas gjenerate janë marrë me gërmimin dhe shitjen e gurëve.
Ajo që e shqetëson më shumë kryetarin e fshatit janë migrimet e kohëve të fundit, ku thotë se numri i punëtorëve është duke u zvogëluar.
Kombinimi i ngjyrave gjelbër, kaltër, rozë e hiri si dhe pamja dekorative janë të veçantat e këtyre gurëve.
për muret, çati e oborre të shtëpive, çmimi në treg për metër katror i rrasave të gurit është 25 euro.
Shumica e këtyre gurëve eksportohen kryesisht te vendet e Bashkimin Evropian.
Madje po këta gurë sipas banorëve të fshatit janë blerë për t’u përdorur gjatë ndërtimit të Ambasadën Amerikane në Kosovë.
Aktualisht fshati ka 500 shtëpi me rreth katër mije banor dhe tetë lagje, pas vitit 1999 është i njohur edhe me emrin Qëndresë.
Ndërkaq në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë kanë thënë se janë përkujdesur që objekti i ri i saj të vlerësojë e të përfaqësojë natyrën e kulturën vendore, me gurë të nxjerrë në Kosovë, si dhe dizajn me elemente tradicionale.