SOT

Rexhë Berberi ruan pamjen e vjetër e traditën e lokalit

Janë 4 dekada të kaluara në zanatin e njëjtë.

Si i vogël përditshmëria e tij kishte qenë në lokalin e babait, i cili në atë kohë e bënte këtë punë, e që atëherë Rexhep Qerimi, që njihet edhe si Rexhë Berberi, vazhdoi traditën familjare.

Edhe lokacioni në qytetin e Ferizajt, vazhdon të mbetet i njëjtë.

Klientët i ka të njëjtë dhe besnikë, pavarësisht ndryshimeve e rritjes së tregut.

Ditët e verës, e sidomos në festa, janë kohërat të cilat ia mbushin Rexhës lokalin, e që në këto raste edhe orari i punës është shumë i gjatë për të.

Agron Terzisë ky lokal ia kujton fëmijërinë, e sa herë që vjen nga Gjermania, ku jeton tashmë, ndalet për një prerje flokësh te Rexha.

Shpresën për ta vazhduar këtë zanat, Rexha e ka te nipi i tij.

Nga duart e Rexhës zanati u bart edhe tek djemtë e rinj, të cilët tashmë kanë bizneset e tyre brenda dhe jashtë vendit.