Punoi në shumë restorante, por askund nuk gjeti më mirë sesa në fillimin e biznesit të saj.
Me gatime tradicionale nga shtëpia, 50-vjeçarja Ramize Osmani është shumë e kërkuar në rrjet.
Ajo nisi me përgatitjen e filave, por me rritjen e kërkesave edhe llojllojshmëria e gatimeve nga ajo u shtuan.
Çdo ditë e më shumë po fiton besimin e klientëve nga qytete të ndryshme, madje kërkesat deri më tani i kanë arritur më shumë se 10 fli përnjëherësh.
Furra tradicionale me dru e maza e fshatit janë përbërësit që, sipas Ramizes, e bëjnë flinë të shijshme.
Deri para 1 viti kishte pasur eksperienca të ndryshme pune, por puna nga shtëpia ishte zgjedhja më e mirë që bëri për vete dhe familjen.
Por vetëm shija e fliave nuk e bëri atë më të kërkuarën, promovimi i punës së saj në rrjete sociale, kryesisht në TikTtok ka bërë që tashmë shitjen më të madhe ta arrijë përmes tyre.
E me ndjekësit e rrjeteve sociale Ramizja ka krijuar raporte shumë të afërta me të cilët shkëmbejnë receta.
Përpos klientëve vendës, sipas Ramizës, ka edhe prej tyre nga vendet e rajonit që duan të shijojnë këto gatime, e madje mërgimtarët ende pa arritur në vendlindje sigurojnë drekën përmes fliave tradicionale të përgatitura nga Ramizja.