SOT

Parukieri që luftoi paragjykimet gjinore për pasionin e tij

27-vjeçarit Amir Zharku i pëlqen të merret me të bukurën. Gjithnjë e kishte pasur pasion rregullimin e dukjes së vajzave.

Ato që i bën me më shumë qejf është ngjyrosja e rregullimi i flokëve.

Ai ndoqi ëndrrën dhe pasionin e tij të kamotshëm. Kështu u regjistrua në një shkollë për të mësuar rregullimin e flokëve, grimit e thonjve, e tani bashkë me një kolege të tijën ndajnë një sallon bukurie në Ferizaj.

Familjarët e shoqëria kishin qenë gjithherë krah tij. Ata kishin qenë shtysa kryesore që Amiri të mos e linte anash punën e ëndrrave të tij.

Profesionet nuk njohin gjini. Kështu ishte edhe për Amirin, i cili nuk u kishte dhënë rëndësi paragjykimeve që dikur i bëheshin për profesionin e zgjedhur.

Amiri thotë se ka një synim për të ardhmen, për të cilin është shumë entuziast, e që synon ta realizojë me përkushtimin në punë.

Amiri ka arritur të fitojë besimin e shumë grave për rregullimin estetik të dukjes së tyre, që çdo ditë e më shumë i shtohen klientelës së tij.