SOT

Pagarusha, fshati i bilbilit të muzikës shqipe

Këngët e Nexhmije Pagarushës vazhdojnë të jehojnë kudo e imazhi i saj tashmë është bust simbolizues i fshatit të saj të lindjes, Pagarushë.

Nystret Kryeziu, me profesion është mësimdhënës, por edhe kryesues i komisionit për rregullimin e parkut dhe bustit të Nexhmije Pagarushës

Thotë se përveç institucioneve, kontribut dha edhe diaspora e fshatit me 47 mijë euro.

Ai thotë se busti ka shtuar vizitorët në Pagarushë.

E busti ishte kërkesë e këngëtares sa ishte gjallë.

Fshati aktualisht ka 300 shtëpi me rreth 3 mijë banorë, si dhe 8 lagje. Nystret Kryeziu shpalos edhe historikun e fshatit Pagarushë.

Familja e Nexhmije Pagarushës gjithmonë kishte dhënë kontributin për atdhe. Babai i saj, Vesel Pagarusha, gjithashtu ka qenë kontributdhënës në arsim. Sot, për nder të tij shkolla e vetme e fshatit mban emrin e tij.

Ramiz Kryeziu si 20- vjeçar e mori rrugën e kurbetit. Por asnjëherë nuk e harroi fshatin e tij të lindjes.

Edhe pse 40 vjet ka jetuar në Zvicër , tash pas pensionimit kohën më të madhe e kalon në Kosovë.

Ai dhe familja e tij janë kontributdhënës për investimet në fshat sikurse kompleksi i Nexhmije Pagarushës, Parkut të fshatit e gjithçka tjetër.

Nexhmije Pagarusha vdiq më 7 shkurt të vitit 2020, në moshën 86-vjeçare. Zëri i saj është përjetësuar më shumë se në 150 këngë në periudhën mes viteve ’50 dhe mesit të viteve ‘80. Ajo është nderuar me medalje presidenciale për veprimtari jetësore, përderisa mban edhe titullin “Nderi i kombit”.