Kalaja është arsyeja kryesore për t’u vizituar Novobërda, por jo e vetmja. Sidomos në sezonin e dimrit.
Ketij vendi turistik i është shtuar edhe një atraksion turistik – pista e skijimit, e lëshuar në funksion këtë sezon.
Lartësia mbidetare e Novobërdës është rreth 1100 metra. Pista ka 3 skilifta dhe është e gjatë 380 metra.
Atë e karakterizon natyra e bukur e ajri i pastër, dy ndër faktorët kyq që ndikojnë në numër të konsiderueshëm vizitash atje.
Frekuentohet më së shumti gjatë ditëve të vikendit, e meqë ishte ditë pune, nuk rastisëm në vizitorë.
Nuk kishte edhe sasi të madhe bore.
Megjithatë, pista është e përgatitur me pajisjet e nevojshme që ndihmojnë zhvillimin e një sporti si skijimi.
Siç edhe Blendi thekson, qetësia që ofron kjo zonë turistike, është një nga arsyet shtesë që vizitohet vazhdimisht Novobërda.
Pos kalasë për të cilën njihet ajo anë, nga pista ku ishim, mund të vështrohej edhe Komuna e Novobërdës, e cila dikur, besohet të ketë qenë e banuar nga 45 mijë banorë.