Medina Dragusha është nxënëse e klasës së 11-të në drejtimin e hortikulturës në shkollën profesionale "Abdyl Frashëri" në Prishtinë.
Ajo është ndër më të dalluarat në mësime. Për të është më i rëndësishëm profesioni që ka zgjedhur sesa paragjykimet që u bëhen drejtimeve në shkollat profesionale.
Sikurse Mediana edhe nxënësit e tjerë këtë orë mësimore e kanë nisur duke mbjellë disa lloje të perimeve, si speca e domate.
Angazhimin praktik ata e kryejnë në gjashtë serrat me të cilat disponon shkolla.
Profesoresha që ligjëron në shkollën "Abdyl Frashëri", Gjyltene Luli, tregon se nxënësit pas mësimit teorik, dy herë në javë e kanë praktikën nga 6 orë në ditë.
Gjatë praktikës nxënësit mësojnë për mbjellje, kultivim e kujdes të bimëve deri te procesi i fundit që është grumbullimi i frutave.
Ajo thotë se nxënësit pasi ta përfundojnë shkollën janë të përgatitur edhe për tregun e punës.
Gjithsej në këtë shkollë janë 180 nxënës me 15 paralele dhe 5 drejtime.