Më herët e kishte bërë një punë krejtësisht tjetër, por vite më pas ndryshuan gjërat për Brahim Ukën nga Podujeva.
Një nismë e USAID-it bëri që edhe të merrej me bujqësi, e tash e 6 vjet, ai njihet për suksesin e tij në kultivimin e boronicave.
Ai tregon se nuk e kishte menduar se pas kaq pak vjetësh do të ishte aq i kërkuar me produktet e tij.
Puna në toka nuk është edhe e lehtë, e sidomos ajo bëhet më e vështirë në mot të nxehtë. Por me pajisje të reja, intensiteti i punës nuk është i njëjtë.
Kujdesi për kultivimin e boronicave në 3 hektarë hapësirë kërkon fuqi punëtore, mirëpo që e gjithë familja rreth 20-anëtarëshe është vazhdimisht e angazhuar.
Një ndihmesë modeste e ofron edhe e vogla e familjes, 5-vjeçarja Elina Uka, e cila e bën grumbullimin e tyre, por më shumë i shijon.
Produktet e tyre tashmë kanë zënë vend jo vetëm në rajon, por edhe në vendet perëndimore.
Kjo është dita e zakonshme gjatë stinës së verës për familjen Uka, të gjithë të angazhuar në vjelje e secili edhe duke përfituar të mira materiale.