Saranda Ibrahimi nga Gjilani është në vitin e fundit të Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin e Prishtinës.
Që kur nisi studimet, ajo gjithmonë pas ligjëratave rreth 10 orë i ndan për lexim në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në “Dardani”.
Sipas saj biblioteka e fakultetit nuk ia plotëson kushtet adekuate për lexim studentes së mjekësisë. Përveç literaturës me planprogram, ajo lexon edhe libra të tjerë.
Leximi për të është gjithçka, motivon të rinjtë që të lexojnë sa më shumë.
Bardha Kelmendi gjithashtu studion në Mjekësi të Përgjithshme në Universiteti e Prishtinës. Është në vitin e 5 të studimeve, dhe thotë se edhe gjatë afateve të provimeve atë e gjejmë në bibliotekë duke lexuar deri në orët e vona të mbrëmjes.
Leximin në këtë bibliotekë ajo e praktikon qysh nga shkolla e mesme.
Teknologjia nuk mund ta zëvendësojë librin, atë që e gjejmë nëpër libra nuk mund ta gjejmë në asnjë mënyrë tjetër.
Olta Krasniqi është një lexuese e rregullt në këtë bibliotekë. Vijon klasën e 6-të në shkollën fillore “Xhemail Mustava”, dhe çdo ditë pas mësimit rutinë ditore e ka leximin në bibliotekë.
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë në vitin 2017 kishte rreth 10 mijë lexues, ndërsa në 2022 kjo shifër ka rënë dukshëm, në 4 mijë lexues.
Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në këtë bibliotekë, Fatime Mehmetaj, thotë se
biblioteka ofron kushte për çdo grup-moshë që dëshiron të marrë libra, si dhe të lexoj.
Nxënësit nga Kosova janë renditur ne vendin e 74, në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre nga 80 shtete pjesëmarrëse në testin PISA. Në raport është theksuar se 85 për qind e 15-vjeçarëve nga Kosova nuk kanë mundur të zgjidhin një detyrë të thjeshtë matematikore, e 83 për qind e tyre nuk kanë arritur ta kuptojnë një tekst me gjatësi mesatare. Krahasuar me rezultatet paraprake të testimit më 2018, Kosova ka shënuar regres, në veçanti në fushën e leximit dhe të të kuptuarit.
Vetëm 7 për qind e nxënësve nga Kosova kanë arritur nivelin më të lartë në test në fushën e leximit.