Me fanella verdh e kaltër janë veshur fëmijët parafillorë në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Të vegjlit po i mbajnë këto ngjyra si shenjë solidariteti me flamurin e Ukrainës.
Ata u bënë bashkë në Parkun e Gërmisë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për të zhvilluar aktivitete të shumta sportive.
Përveç mesazhit e mbështetjes për fëmijët në luftë, nxënësit shfaqnin entuziazmin në fytyrat e tyre, e madje thonë se mezi kanë pritur të jenë këtu e të luajnë.
Mësimdhënësja Arbresha Beka tregon se kjo ditë tashmë është kthyer në traditë dhe fëmijët për çdo vit kanë aktivitete të ngjashme sportive.
Ajo thotë se fëmijët e duan sportin, e kjo ka bërë që jo vetëm në ditët e veçanta të bëjnë organizime sportive.
E nga Komiteti Olimpik tregojnë se fushata e këtij viti dallon prej atyre paraprake pikërisht për shkak të motos që përmban: “Jepi paqes një shans”.
Ai thotë se sporti i bashkon të gjitha moshat, e pret që këta të rinj në të ardhmen të bëhen sportistë të dalluar.
Fleta e bardhë si ftesë për paqe përmbylli lojërat në parkun më të madh të Prishtinës.