Vetëm pak kilometra larg Prishtinës ndodhet fshati Llukar, aty ku është edhe shkolla e fshatit “Ganimete Tërbeshi”.
Në po këtë shkollë është vendosur njëra nga degët e bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, e cila ua ka lehtësuar nxënësve marrjen e lektyrave obligative e edhe titujve që i zgjedhin për kënaqësi leximi.
Nxënësit e fshatrave të Gollakut do të mund t’i shfrytëzojnë librat e kësaj biblioteke e cila ka mbi 11 mijë libra brenda hapësirës së saj të vogël në aneksin e shkollës “Ganimete Tërbeshi”.
Në këtë degë libra huazojnë edhe fëmijët e fshatit Makoc dhe Siqevë.
Biblioteka ka degë edhe në fshatra të tjera, sikurse në Bardhosh, Slivovë, Keqekollë, Koliq e Kishnicë.