Në holl të shkollës “Elena Gjika”, u inaugurua një vepër arti e realizuar nga nxënësit e shkollës, nën drejtimin e arsimtares së artit, Arjeta Murtezi-Jakupi.
“Librat në rafte”, është murali më i ri i kësaj shkolle. Ai pasqyron kreativitetin e nxënësve, dhe është fryt i një pune të përkushtuar dhe bashkëpunimi mes artistësh të rinj.
Nxënësit e kësaj shkolle nga klasat e 8-ta dhe të 9-ta, rreth 3 muaj kanë punuar në këtë vepër.
Arsimtarja theksoi rëndësinë e artit në edukim dhe vlerësoi angazhimin e nxënësve në këtë projekt.
“Falënderoj Komunën, e cila e ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Pa përkrahjen e tyre nuk do të ishte i realizueshëm ky projekt. I falënderoj të gjithë mësimdhënësit, drejtoreshën dhe zëvendësen... e shkollës, edhe pa ndihmën e tyre ky projekt nuk do të ishte i realizueshëm. Ky nuk është vetëm një mural me libra, vetëm një pikturë në mure, kjo tregon shumë sepse leximi është udhërrëfyesi jonë dhe qelës i suksesit. Ky punim do të mbetet dhe do ta përcjellin edhe gjeneratat e ardhshme”, thot♪7 Murtezi-Jakupi.
Murali, i vendosur në këtë hapësirë të shkollës, jo vetëm që zbukuron ambientin, por shërben edhe si mesazh për rëndësinë e artit dhe solidaritetit në arsim.
“Projekti ‘Librat në rafte’ është vepër e realizuar nga 9 nxënës të shkollës tonë. Secili libër është realizuar në detaje, kjo merr në kohë të gjatë. Unë jam me të vërtetë falënderuese ndaj nxënësve të cilët kanë punuar në kohë e pa kohë. Riga Salihaj është prej nxënësve që e kam pasur krah të djathë, them këtu sepse Riga ka punuar jashtëzakonisht mirë e me përkushtim. Riga është një piktore e lindur. 34 punime artistike sikur Riga e kanë pasuruar inaugurimin e muralit. Është bërë një punë e jashtëzakonshme”, deklaron Murtezi-Jakupi.
Nxënësja Riga Salihaj thotë se realizimi i muralit ka qenë punë e këndshme por edhe e lodhshme.
“Këtu kam realizuar një punim, ku kam paraqitur dimrin e tanishëm. Ky punim më ka marrë mbi 10 orë”. Puna e muralit ka qenë shumë e lodhshme deri në përfundim, por edhe e këndshme, sepse kem vizatuar çdo libër në detaje”.
Rana Damka dhe Dea Fejzullahu kanë thënë se përmes kësaj vepre artistike, synohet promovimi i artit në ambiente shkollore.
“Përgatitja e këtij morali ka qenë një kënaqësi e madhe për mua, së bashku me arsimtaren Arjeta Jakupi. Si artist të shkollës kemi qenë të bashkuar ku kemi krijuar shoqëri të reja, kemi shkëmbyer ide të reja. Për ne ka qenë me rëndësi edhe inspirimi i gjeneratave të reja përmes këtij murali, pasi që kur e shohin këtë mural do ta lexojnë një libër. Kemi pasur raste që kemi qëndruar edhe pas orarit të punës për të punuar rreth këtij murali. Ky mural gjithmonë do të mbetet në shkollë dhe vlera e saj do të jetë gjithmonë”, thekson Fejzullahu.
Ndërsa Rana Damka thotë që për muralin kanë punuar 3 muaj.
“Sivjet ka zgjatur 3 muaj për ta përfunduar muralin. Çdo vjet e ndryshojmë dhe po e shihni që sivjet e kem punuar muralin me libra. Puna ka qenë shumë e mirë”, deklaron Damka.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë prindër e mësimdhënës. Përveç muralit, nga filloristët u ekspozuan edhe 34 piktura të tjera.
Arte të tilla ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe frymëzojnë të rinjtë për të shprehur kreativitetin e tyre.
E kjo shkollë njihet për numër të madh artistësh, të cilët me talentin e tyre kanë arritur majat e suksesit në fushën e artit.