Janë rreth 70 persona aktivë të prekur nga HIV në Kosovë. Gjatë muajit nëntor kryeqytetit i është shtuar këshillimorja e parë për t’u testuar rreth sëmundjeve seksuale si HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis.
Kontroll të madh duhet të kenë të gjithë, por veçanërisht disa grupe personash, sipas Ismailit.
Të gjithë ata që vendosin të testohen në këshillimoren e kryeqytetit, duhet ta dinë se të gjitha të dhënat e pacientit do të mbeten konfidenciale, nuk nevojitet as dhënia e emrit apo mbiemrit.
Ndonëse janë ditët e para të punës, kjo këshillimore nuk është vizituar aq shumë nga qytetarët.
Ismaili e cilëson këtë këshillimore shumë të qëlluar dhe gjithashtu fton qytetarët, sidomos të rinjtë e Kosovës, të testohen.
Qendra ndodhet brenda Qendrës së Studentëve ku dikur bëheshin testet rapide për COVID-19.
Infektologu thotë se sëmundjet e transmetueshme mund të qëndrojnë 10 vjet pa dhënë simptoma.
Përveç këshillimores, qendra ofron edhe shërbime si çdo qendër tjetër e mjekësisë familjare çdo ditë pune nga ora 07:00 deri në ora 15:00.