SOT

Kosovarët të interesuar për t’u bërë mjekë, inxhinierë e juristë

Drejtimet e mjekësisë, inxhinierisë kompjuterike, të gjuhëve të huaja, ekonomikut, juridikut, arteve dhe disa drejtimeve të tjera, sivjet prijnë për nga numri i studentëve.

Këtë vit në Universitetin e Prishtinës kanë aplikuar 7. 254 studentë në bachelor, kurse vetëm 4.334 studentë janë pranuar. Sa i përket nivelit master, nga 2.815 aplikime 2.418 studentë kanë arritur që të pranohen në drejtime të ndryshme.

Blerta Dibrani, asistente në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se sivjet 1.000 mijë studentë kanë aplikuar më pak krahasuar me vitin paraprak.

akademik 2023-24 i Universitetit të Prishtinës sivjet është organizuar me studentë të rinj, si dhe me praninë e stafit akademik pranë kampusit të Bibliotekës.

Rektori Qerim Qerimi thotë se studentët janë e ardhmja e vendit. Secili prej tyre do ta marrë profesionin që ata kanë zgjedhur.

Bleron Beka, kryetar i Parlamentit të Studentëve, thotë se Universiteti i Prishtinës ofron staf akademik e cilësi arsimore gjatë studimeve.

Edhe studentët e mirëpriten fillimin akademik në Universitetin e Prishtinës.

Thonë se e ardhmja e tyre do të lidhet me profilet e tyre që kanë zgjedhur për të studiuar në UP.

Në Universitetin e Prishtinës janë 14 drejtime, ku çdo vit aplikojnë mijëra studentë të rinj.