Arbnora Kolgjeraj, me profesion është etnologe dhe antropologe e kulturës, por ajo që e veçon nga të tjerët është se gjatë viteve ka arritur të koleksionojë mbi 1 mijë veshje kombëtare nga rajoni i Hasit.
Nëna e saj ishte inspirimi që atë e shtyri të merrej me koleksionimin e veshjeve kombëtare.
Thotë se grumbullimin e veshjeve nuk e kishte aq të lehtë, pasi që i është dashur t’i mbledhë një nga një pjesë të veshjeve nga gratë e fshatit.
Veshjet në koleksionin e saj janë të vjetra mbi 100-vjeçare e më shumë.
Etnologia nga Zymi i Hasit thotë se qëllimi kryesor për këtë është ruajtja e traditave shqiptare, teksa përmend edhe ekspozitat e ndryshme që ka mbajtur deri më tani.
Kolgjeraj na tregon se si duhet të kompletohet një veshje, thotë se materiali i tyre dallon shumë nga veshjet e sotme.
Ajo thotë se veshjet kombëtare duhen ruajtur dhe assesi të hidhen.
Arbnora përveç si koleksionuese njihet edhe si veshatore. Ajo është e kërkuar në ahengje të ndryshme, sikurse martesa, ansamble kombëtare etj.
Arbnora Kolgjeraj është e angazhuar edhe në hulumtime të veshjeve kombëtare nga të gjitha vendet e Kosovës.