Ajvari e turshitë do t’u kushtojnë familjeve kosovare më shtrenjtë këtë vit.
Të mërkurën, në tregun me shumicë të Prishtinës çmimi i një pakoje me speca të kuq varionte nga 10 deri në 12 euro, derisa specat somborka në pako kushtonin deri në 20 euro.
Sivjet çmimet janë rritur 40 deri 50 për qind krahasuar me vjeshtën e kaluar.
Edhe në tregjet me pakicë çmimet për kilogram janë më të larta.
1.50 euro sillet çmimi për kilogram i specave somborkë.
Prodhuesit vendorë thonë se arsye e rritjes së çmimit janë dëmet në bujqësi që ishin këtë verë.
Qytetarët thonë se do të krijojnë më pak rezerva dimri sivjet për shkak të rritjes së çmimit, qoftë për ajvar, qoftë edhe turshi.
“Duhet të kemi pak turshi se çka të bëjmë gjatë dimrit por nuk do të bëjmë me shumicë si viteve që kaluara që na qëndronin deri në pranverë”, ka thënë një qytetare.
“Shteti na ka përkrahur”, thonë fermerët kosovarë, disa prej të cilëve apelojnë për moskeqpërdorim të situatës e rritje enorme të çmimeve.
Edhe çmimet e importit variojnë sikurse ato vendore, megjithatë kur bëhet fjalë për specat kosovarët zgjedhin mes prodhimeve të Xërxës e të Llapit.