Familja Kovaqi në Prizren ka kohë që e mban të gjallë punën në rrobaqepësi.
Në qendër të Prizrenit, Ismail Kovaqi, nis punën që nga ora 9 e mëngjesit.
Gërshërët e gjilpëra e shoqërojnë atë tash e 5 dekada.
Fustane, pantallona e gjëra të tjera Kovaqi i ka qepur prej vitesh bashkëshortes së tij.
Rrobaqepësi rrëfen se deri më tash gruaja e tij, që me profesion është infermiere, nuk ka pasur nevojë as një kopsë ta qepë vetë.
Kovaqi thotë se nuk i nevojiten syzet gjatë punës në punëtori ku kalon nga 8 orë, ani pse që dy vjet ka arritur moshën e pensionimit.
Me këtë profesion, prizrenasi është marrë qe 50 vjet. Thekson se nga familja e tij të njëjtin profesion e ndajnë edhe disa familjarë më të vjetër se ai, por jo edhe gjeneratat e reja.
Nga aksesorët e ndryshëm e shkurtimi i pantallonave, Kovaqi në ora 18:00 i mbyll dyert e lokalit për të vazhduar sërish ditën tjetër.