Lista kalendarike e vaksinave në Kosovë është pasuruar edhe me tri vaksinat e reja për fëmijët e moshave të hershme.
Këto janë: vaksina e “Rotavirusit”, “Pneumokokut” dhe “Humanpapilloma”.
Specialistja epidemiologe Fetije Fetaj u bën thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët për t’i marrë këto vaksina, të cilat edhe pse po aplikohen vonë në Kosovë, thotë se janë të rëndësishme për shëndetin e fëmijëve.
Në afërsi të objektit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik ndodhet depoja e re për ruajtjen e vaksinave.
Kjo depo përbëhet nga dy ambiente: dhoma e thatë ku ruhen materialet shpenzuese dhe dhoma ku janë të vendosur frigoriferët për ruajtjen e vaksinave.
Shpërndarja e vaksinave bëhet përmes transportimit me veturat që ruajnë temperaturën e vaksinave.