SOT

Hapësira e harruar e shkollës kthehet në klasë ekologjike, e ndërtuan nxënësit

Shkolla e mesme profesionale “7 Shtatori” në Prishtinë, së fundi ka ndërtuar një klasë me materiale plotësisht ekologjike e të riciklueshme. Me ndihmën e donacioneve ata kanë arritur që këtë ambient ta punojnë tërësisht vetë nxënësit. Në këtë ambient nxënësit mbajnë orë mësimore, ku shpesh ndajnë ide se si mund ta ruajnë mjedisin.

Me plot ngjyra e hapësirë gjelbëruese është ambienti më i ri i shkollës profesionale “7 Shtatori” në Prishtinë.

Kjo është “Ekoklasa” e punuar e tëra nga materiale ekologjike dhe të riciklueshme.

Ishte profesoresha e biologjisë Hamdije Kolgeci, e cila e kishte marrë iniciativën për ta krijuar një ambient dedikuar aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit.

Nga një hapësirë e vjetër krejt e betonuar, nxënësit bashkë me stafin shkollor i dhanë jetë “Ekoklasës” me ngjyra natyre.

Përmes pikturimeve e fletushkave të ndryshme, nxënësit e shkollës profesionale shfaqin idetë e tyre se si e duan mjedisin.

Për këta nxënës, i veçantë mbetet udhëtimi në Prevallë, ku kishin mbledhur lloje bimësh në natyrë.

Nxënësit e kësaj shkolle profesionale janë të fokusuar në aktivitete që i kontribuojnë ruajtjes së mjedisit.

të fundit thonë se është më se e nevojshme që ata të japin ide si mbrohet natyra e aktivizohen në mbledhjen e mbeturinave gjithnjë brenda hapësirave shkollore.