Vendbanim me reliev kodrinoro-malor, është fshati Grashticë i Prishtinës, që së fundi i ka kthyer sytë nga turizmi.
Është Shaban Berisha, mërgimtar nga Zvicra, i cili ka investuar në vendin e tij të lindjes me ndërtimin e 15 vilave.
Grashtica është e kufizuar me fshatrat Makoc, Mramor, Radashec, Siqevë, Koliq e Keqekollë.
Numri i banorëve në këtë fshat, sipas tyre, është thuajse i përgjysmuar për shkaqe migrimi drejt Evropës.
Ismet Krasniqi, një nga mërgimtarët, i mallëngjyer për vendlindjen, i bën fshatit vizitë shpesh brenda vitit.
Faik Krasniqi është një tjetër banor, i cili as në periudhën e luftës thotë se nuk u largua nga fshati i lindjes.
Ai e njeh historinë e Grashticës për nga vlerat arkeologjike e artefaktet mijëravjeçare të gjetura në zona të ndryshme atje.
Edhe pse ndodhet vetëm 10 kilometra larg kryeqytetit, banorët thonë se u mungon transporti.
Oraret e rralla të mjeteve që i bartin udhëtarët në atë anë, shprehen se i detyrojnë për të menduar mënyra të tjera udhëtimi.