SOT

Fushatë për dhurimin e palltove: “Nëse nuk ke, merre. Nëse ke tepër, leje”

“Nëse nuk ke, merre. Nëse ke tepër, leje”, kështu nis fushata e kompanisë “Money Gram & Moneta”, e cila ka zgjuar shumë interesim tek kalimtarët.

Me të afruar periudhës së ftohtë, nevoja për të tilla veshje është shumë e madhe, e sidomos nga ata të cilët kanë nevojë, kështu që falë kësaj kampanje, ata që nuk kanë mundësi financiare të blejnë një të re, atëherë ata mund të bëhen me një pallto që ofrohet falas dhe sadopak mund t’i mbajë të ngrohtë.

Interesimi për të dhuruar pallto është shumë i lartë, edhe pse një kampanjë të tillë kjo kompani e kishte realizuar edhe viteve të kaluara në pikën e tyre në qendër të kryeqytetit.

Përpos palltos, pjesë e dhurimit mund të bëhen edhe veshmbathje të tjera.

Duke parë interesimin e lartë, shpresat janë që edhe në pika të qyteteve të tjera të realizohet një kampanjë e tillë.

Për ndihma të tilla gjithnjë nevoja është e madhe, e edhe bizneset e tjera janë të mirëseardhura të bëhen pjesë e këtij bashkëpunimi.

Kampanja të tilla kanë realizuar më parë edhe kompani të tjera, sidomos më e zakonshme bëhet në sezonin e vjeshtës dhe dimrit, kur edhe nevoja për to është më e madhe.