Beqirin çdo ditë e gjejmë në njërin nga sheshet e kryeqytetit duke shitur libra.
Kioska e tij është e mbushur me libra nga autorë të ndryshëm shqiptarë e deri tek ata me renome botërore.
Profesionin e librashitësit, ai e ushtron mbi dy dekada. Tregon edhe arsyen pse ka zgjedhur shitjen e librave si profesion.
Përveç rutinës në punë, Beqiri thekson se brenda ditës të paktën 50 faqe i lexon nga 2-3 libra që ai pëlqen njëkohësisht.
Çmimet e librave librashitësi i shet nga 0.50 centë e deri në 100 euro.
Prishtinasi na tregon për interesimin e leximit të librave, si dhe çfarë po lexohet më shumë kohëve të fundit.
“Koha që nuk kthehet më”, është libri i Florim Beqirit, i cili e ka përmbledhur të gjithë punën e tij gjatë viteve.
Ky është libri i parë i tij i botuar, ndërsa është në pritje edhe të librit të dytë.
Florim Beqiri të ardhurat i siguron vetëm nga shitja e librave. Teksa nuk do të ndalet së shkruari edhe libra të tjerë.