Veprimtaria kryesore e “Raiffeisen Leasing Kosovo” është ofrimi i lizingut financiar për asete të luajtshme dhe të paluajtshme.
E klientët rezidentë që duan ta blejnë banesën apo shtëpinë e ëndrrave, këtë mund ta arrijnë përmes financimit nga ana e “Raiffeisen Leasing”, të cilët financojnë 80% të vlerës, ndërsa 20% paguhet nga klienti.
Secili nga klientët mund të llogarisë në siguri. Kjo, pasi që paraprakisht zyrtarët e “Raiffeisen Leasing” hulumtojnë për sigurinë në pjesën juridike të dokumenteve për ato objekte dhe më pas, edhe zhvillohet bashkëpunimi me ndërtimtarët.
Por kohëzgjatja dhe përqindja e përkrahjes financiare nuk është e njëjtë për të gjithë, kjo dallon në varësi të të hyrave nëse janë me pagë apo nga biznesi.
Ndërsa, për të qenë klient dhe përfitues i mbështetjes financiare për blerjen e banesës, klienti duhet t’i takojë moshës mbi 18 vjeç e deri 65 vjeç.
Përveç kësaj, “Raiffeisen Leasing” ofron mundësi financimi edhe për lokalet afariste për të cilat ndihma financiare klientëve u ofrohet prej 75%, e vetë ata duhet ta paguajnë 25% të vlerës.
E të gjitha këto oferta për financim në blerje të banesës apo lokalit ofrohen pa hipotekë.
E lista e ndërtimtarëve me të cilët bashkëpunojnë “Raiffeisen Leasing” është e gjatë, e klienti mund ta zgjedhë vetë se cili prej projekteve më shumë i përshtatet atij.
Mundësinë e financimit për banesa dhe shtëpi mund ta marrin banorët e Kosovës, bashkatdhetarë të diasporës së Kosovës - jo-rezidentë, pronarët e bizneseve mikro, bizneseve të vogla, të mesme dhe korporatave dhe po ashtu Stafi ndërkombëtar që punon në territorin e Republikës së Kosovës. E ato ofrohen në degët e “Raiffeisen Leasing” në Ferizaj, Gjilan, Prizren dhe Pejë.