SOT

Fiku që kultivohet në Llukar të Prishtinës

Jashar Krasniqi nga fshati Llukar i Prishtinës njihet për të mbjellat e tij, të cilat janë ndryshe nga të tjerat.

Fiku është kultura bujqësore më e re në serrat e tij. Thotë se kjo lloj bime nuk është e zakonshme në tokat bujqësore të Kosovës për shkak të klimës, por është shumë e kërkuar e me përfitime materiale të mëdha.

Rreth 270 trupa në 15 ari aktualisht i ka të mbjellë me fiq për, të cilët kujdeset vazhdimisht.

Bujkun nga Prishtina e brengos mungesa e punëtorëve dhe mosmbështetja e duhur nga institucionet.

Edhe dredhëzat kanë zënë vend në serrat e këtij bujku. Ai ka të mbjella 20 ari me dredhëza, ku brenda vitit nxjerr mijëra kilogramë.

Bujku tregon llojin e dredhëzave që janë më të mira për mbjellje dhe konsum.

Puna me kulturat bujqësore është traditë 40-vjeçare e familjes Krasniqi, ndërsa vetëm në serra ka 8 vjet që mbjell pemë dhe perime.

Ai në total ka 37 ari sipërfaqe të mbjella, ku brenda vitit shet mijëra kilogramë nga të vjelat.