Janë rreth 30 ari nën gjelbërimin e gjetheve dhe të frutave që kanë nxjerrë tashmë kulturat bujqësore që po i kultivon Fatmir Thaqi.
Dikur kishin mbjellë vetëm për konsum familjar, por që tash e 3 vjet tregut i janë shtuar edhe prodhimet e tij.
Fillimisht ishte iniciativa e bashkëshortes Merrushe që kjo familje të fillonte punën me kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.
E tash e tërë familja është e angazhuar në punën me serra, si edhe djali i tyre Mërgimi.
Pos shumë të mirave që nxjerrin, janë edhe vështirësitë të cilat i përcjellin fermerët gjatë tërë vitit, ku pandemia ishte njëra ndër to që solli pak shitje.
E veçanta brenda serrës së familjes Thaqi, është një koshere e brumbullit, që gjendet në mesin e saj.
Sipas tij, ky insekt është një dëshmi që të gjitha produktet e punuara nga ta janë bio e pa pesticide helmuese.
Ai thotë se përpos rrethit të banorëve, të cilët janë të zakonshmit që vizitojnë serrën e tyre, të tillë janë edhe prej qyteteve të tjera, e që zakonisht ata vetë mund të vjelin perimet që duan t’i marrin për tryezën e tyre.
Në serrën e tyre ata vazhdimisht kanë të mbjellë diçka e çdo stinë ndryshon edhe kultura bujqësore. E aktualisht ata kanë të mbjellë speca, domate e tranguj, ku nga të cilat presin një rendiment edhe më të lartë se viteve të kaluara.