Të gjithë e njohin Rahovecin si vend me tokën me të pëlleshme e me natyrë të bukur.
sotE është puna e banorëve në blegtori që e bën edhe më të veçantë vendin.
Familja Canziba nuk mban mend që ndonjëherë nuk është marrë me kultivim kafshësh.
Nehati është një nga kultivuesit e njohur të qengjave atje e nga të cilët përgatisin dhe shesin djathin e Sharrit.
E për të qenë qumështi sa më cilësor e me produktet e tjera më të mira, familja Canziba në fund të muajit maj udhëton bashkë me qengjat drejt bjeshkëve të Sharrit. Krejt rrugën e bëjnë më këmbë e që udhëtimi zgjat 4 ditë.
Por kërkesat për qengja, sipas tyre, nuk janë edhe shumë të larta, e pjesa më e madhe arrihet të shitet në Prizren.
Aktualisht kjo familje ka më shumë se 800 qengja e që çdo ditë numri i tyre ndryshon. E përderisa ne qëndruam atje një qengj i vogël erdhi në jetë.
Për të mbajtur në jetë një profesion të tillë, sipas tyre, nuk është e lehtë, madje shtojnë se ndihma nga institucionet ka kohë që u mungon.
Edhe pse familja Canziba deri tani arriti ta vazhdonte këtë punë brez pas brezi, ai thotë se një shpresë të tillë nuk e mban për pasardhësit e tij.
E këtij trendi mungesash po i prin edhe ajo e fuqisë punëtore, edhe pse, sipas blegtorëve, ata janë paguar me një shumë të mirë, porse nuk e duan këtë punë.