Shkolla profesionale " Shtjefën Gjeçovi", këtë vit ka nisur mësimin edhe me një drejtim të ri, atë të estetikës
Nxënësit e shkollës profesionale “Shtjefën Gjeçovi” pas përfundimit të ciklit shkollor trevjeçar janë të gatshëm për tregun e punës.
Më herët për të punuar si estetiste është dashur që të ndiqje trajnime të ndryshme e të cilat kishin një kosto të lartë, apo edhe të studioje jashtë shteti.
Ndërsa tash është me e lehtë pasi që qendra e kompetencës "Shtjefën Gjeçovi" në Prishtinë sivjet ka shtuar një drejtim të ri, atë të estetikes.
Nxënësit e gjeneratës së parë të këtij drejtimi thonë se “estetika” do të jetë profesioni i tyre.
Bazat e profesionit estetikë, manikyr-pedikyr, depilimi i fytyrës dhe trupit, si dhe trajtimet e fytyrës janë katër modulet që nxënësit do t’i mësojnë gjatë ciklit shkollor.
Profesoresha e estetikes Bërbuqe Kika-Maliqi thotë se përveç mësimit teorik, nxënësit e saj e mësojnë edhe pjesën praktike në shkollë.
Drejtim i ri në shkollën profesionale, “Shtjefën Gjeçovi” është edhe floktaria, ku sivjet interesim të nxënësve ka pasur edhe për këtë drejtim.
Rabije Smajlaj është profesoreshë e floktarisë për klasat e 10-ta. Ajo thotë se
nxënësit përveç pjesës teorike kanë mundësi që profesionin ta ushtrojnë edhe në praktikë.
Përvojën e saj në Amerikë, ajo e shpalos te nxënësit.
Profesoresha është kthyer në Kosovë për të dhënë kontributin e saj sa i përket profesionit të floktarisë.
Nxënësit e këtij drejtimi pretendojnë që pasi ta mbarojnë shkollimin trevjeçar në këtë shkollë, t’i vazhdojnë studimet më tej jashtë vendit rreth këtij profesioni.
Në drejtimin e estetikes gjithsej janë 22 nxënës, ndërsa në atë të floktarisë sivjet janë regjistruar 29 nxënës.