Edhe mjekët e konfirmojnë se konsumimi i frutave dhe perimeve për çdo ditë na bënë të jemi imunë ndaj shumë sëmundjeve.
Sëmundja e diabetit është njëra prej tyre, problem me të cilin ndoshta asnjëherë në jetën tuaj nuk do të përballeni nëse pjesë të shujtës ditore do ta keni së paku një mollë.
Familjet kosovare që pëlqejnë të kenë të mbjella në parcelat e tyre, mollët janë më të zakonshmet të cilat i kultivojnë.
Konsumi i një molle në ditë në çfarëdo lloj forme, edhe duke e shtrydhur si pije ajo ka veti të jashtëzakonshme të cilat i ofron organizmit.
Tek pacientët me sëmundje kardiovaskulare, dieta ka shumë rëndësi, atyre gjithnjë u rekomandohet që mollët të jenë pjesë e tryezës së ushqimit.
Kardiologu Artan Ahmeti tregon se përditshmërinë e tij nuk e kalon pa ngrënien e një molle, e cila tashmë është bërë e zakonshme në ambientin ku ai qëndron.
Sipas tij, sëmundjet kardiovaskulare janë çdo ditë në rritje kjo pasi që pacientët nuk ushqehen mirë.
Jo vetëm konsumimi, por edhe koha kur e marrim si ushqim ka rol të rëndësishëm. Doktori këshillon që ajo të bëhet para ushqimit kryesor, sepse ngrënia e mollës pas saj mund të shkaktojë dëme në organizëm.
Molla ofron shumë vlera ushqyese. Ajo përmban ujë, proteina, pak yndyra, sheqer të disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1, B2, A e shumë të tjera.