Traditën e muzikës folklorike e kishin nisur që herët. Këta janë Besart e Meli Sopa nga Bukoshi i Suharekës. Me moshë janë të rinj, por këtë zhanër muzike e këndojnë siç shprehen për t’i ruajtur traditat shqiptare. Njëri nga ta luan edhe në instrumente. Të dy bashkë ndajnë momente interesante edhe nga ahengjet.
Janë të rinj në moshë, por e duan muzikën folklorike.
Këta janë vëllezërit Besart e Meli Sopa nga Bukoshi i Suharekës.
Sezonin veror e kanë të ngjeshur me ahengjet ku ftohen.
Paraprakisht ata bëjnë përzgjedhjen e këngëve, shumë prej të cilave të ftuarit jua kërkojnë disa herë.
Dy të rinjtë shpesh janë gjendur në situata interesante.
Vëllezërit nga Suhareka shprehen se e duan këtë zhanër muzike.
Madje, këngëve të folklorit ata ia bashkëngjisin edhe instrumentet tradicionale.