SOT

Drunjtë e prerë zëvendësohen me të rinj në Taukbashçe

Ka disa ditë qe drunjtë në parkun e Taukbashçes janë prerë. Ata që u vlerësuan të vjetër u larguan nga ekipet e gjelbra të Komunës.

Të menjëhershëm ishin aktivistët në mbrojtje të mjedisit, të cilët të premten sollën këtu 50 fidanë bliri.

Në fakt, drunjtë u mbollën për nder të Konventës Ndërkombëtare të Fëmijëve që u shënua të premten.

Planifikimet janë bërë 1 muaj më herët, thotë Egzona Shala-Kadriu nga organizata “Ecoz”.

Ajo u bën thirrje qytetareve që të kenë kujdes ndaj zonave të gjelbra.

Derisa aktivistët kanë thënë se ka munguar informimi për prerjen e drurëve, nga Komuna thonë se prerja dhe krasitja e tyre në parkun e “Taukbashçes” është bërë si shkak i rrezikut nga vjetërsia.

Buxheti prej 1 milion e 200 mijë eurosh për drurë do të përfshijë edhe parqet e tjera të kryeqytetit.

I gjithë ky aktivitet është mbështetur nga Fondi evropian i Ballkanit me vlerë 2500 euro.