SOT

Drilon Vitia pasionin e automekanikut e vazhdon edhe me shkollim

Drilon Vitia qysh i vogël kishte shfaqur pasionin e tij për veturat.

Këtë e ka vërejtur edhe babai i tij - mjeshtër, i cili shpesh e ka marrë më vete në punëtori, derisa rregullonte vetura.

E tash si 17-vjeçar, Driloni ndjek mësimet në shkollën profesionale “Shtjefën Gjeqovi” në drejtimin të Automekanikes në kryeqytet.

Vitia thotë se di shumëçka që ka të bëjë me zanatin e automekanikut.

Ai përveç veturave di të rregullojë edhe motoçikleta.

Fjalë të mira për Drilonin ka edhe Bujar Bogiqi, instruktor i praktikës profesionale.

Largimin nga Kosova nuk e ka në planet e tij. Thotë se këtu ka mjaft punë e perspektivë.

Në drejtimin e Automekanikes janë të regjistruar 125 nxënës dhe të gjithë janë djem.