SOT

Djaloshi i verbër që e gjeti veten si punonjës në “Trafikun Urban”

Ora 8:00 e mëngjesit shënon nisjen e orarit të punës për Jusuf Fazliun.

Edhe pse i verbër, Jusufi tash e 3 vjet punon si dispeçer në “Trafik Urban”.

Punën e takimin me kolegë çdo ditë, e cilëson si pjesën më të mirë të ditës.

Vështirësitë në lëvizje e qarkullim rrugëve të qytetit për Jusufin janë tashmë të zakonshme.

Por në ndërmarrjen ku punon thotë se i ka të përmbushura kushtet që ia lehtësojnë punën.

Jusufi konsideron se janë të pakta ndërmarrjet që kanë punësuar persona me aftësi të kufizuara.

Kërkesë e tij është që ata të gjejnë veten të barabartë në shoqëri.

Shpesh herë ndihen të paragjykuar.

Përmend se në linjat e “Trafikut Urban” gjejnë rehatinë e mjaftueshme për udhëtim, ndryshe nga linjat e tjera ndërurbane për shkak edhe të infrastrukturës.