SOT

Disenjatorja e re nga Podujeva me shumë kërkesa për veshje të përditshme

Që në moshë të re ishte theksuar dëshira e saj për artin, e dikur më vonë edhe në kombinimin e veshjeve nga ku Donjeta Gashi vendosi të studionte më pas për modën.

Me përfundimin e studimeve ajo arriti të vetëpunësohej, kështu përmes shtëpisë qepte dhe i shpërndante porositë.

Një përkrahje të madhe mori nga organizata “Help Kosovo” nga ku përftoi pajisje të cilat do të ia lehtësonin dhe do të ia shpejtonin edhe më tej punën.

Fati i saj i mirë, Donjeta nuk i detyrohet askujt për qira pasi që punon në shtëpi.

Me rritjen e kërkesave të veshjeve të përditshme nga Donjeta, ajo hapësirën e ka ndarë në dy pjesë. Njëra shfrytëzohet për punishte e të tjetra për shitje.

Ajo ka një stil unik të veshjeve, të cilat i punon e dallon nga disenjatorët e zakonshëm.

Disenjatorja e re thotë se është e kënaqur me arritjet e saja të deritanishme, por ëndërr ka që brendi i saj të zgjerohet në tërë botën e madje edhe fytyrat më të njohura të veshën nën emrin e saj.

Biznesi i Donjetë u krijua në kohë pandemie përkundër vështirësive që hasi, ajo prapë se prapë vazhdoi dhe tani produktet e saja po kërkohen në masë të madhe nga të rinjtë, e numri më i madh i tyre arrihet të shiten përmes rrjeteve sociale.