Lidhjen me Kosovën e ka të veçantë. Elona Gjata nga Shqipëria lidhjen me Kosovën e ka të veçantë. Dashurinë për Kosovën e portretoi në 100 fotografitë e botuara në librin e saj.
Tradita, kultura e monumentet historike, të gjitha janë të përmbledhura në këtë libër e janë përshkruar në detaje.
Sfiduese në njërën anë, por edhe e kënaqshme për të ishte puna në terren, e cila i mori 9 muaj kohë për finalizimin e librit.
Elona e cilëson librin si një udhërrëfyes kulturor.
Ajo përmend shtetasin amerikan, të cilit libri i kishte shërbyer për orientim nëpër pikat turistike e kulturore të Kosovës.
Nga të gjitha vendet që i ka vizituar, “Kroi i Lotit” ka historinë më speciale për Elona Gjatën.
Elona nga Shqipëria thotë se që pas publikimit të librit janë shitur të gjitha kopjet, derisa thekson se po bën përpjekje të vazhdueshme për ribotim.