Çaji i Reshat Jasharit kërkohet shumë nga myshterinjtë në çajtoren e tij në qendër të Ferizajt, e në veçanti nga adhuruesit e sportit.
Kjo çajtore e vjetër në Ferizaj ka edhe histori më vete.
Pronari i saj deri në vitin 2006 një pjesë të madhe të të hyrave e ndante për klubin e hendbollit të vajzave “Kastrioti” në Ferizaj.
Dëshira e madhe për sportin e shtyri atë që të udhëheqë këtë klub dhe njëkohësit ta mbështesë me financa.
Jashari tregon pse ka zgjedhur ta ndihmojë këtë klub hendbolli.
Thotë se shuma që ai ka mbledhur atëkohë për sportistet ishte deri në 2 mijë euro në muaj.
Tregon se nga kjo shumë janë paguar lojtaret, si dhe stafi tjetër i klubit.
Sot lokali i tij është vend ku përveç çajit diskutohet e shikohet edhe sporti.
Tashmë ai nuk është i përfshirë në klub.
Klubi i cili ekziston ende e vlerëson kontributin e Jasharit. Vlora Jashari, drejtoreshë e klubit, thotë se ende e vazhdojnë kontaktin për sportin e hendbollit me Reshatin.