Me fillimin e vjeshtës e motit të freskët edhe virozat fillojnë të shfaqen, por një preventivë e mirë kundër tyre në kushte shtëpiake është konsumimi i çajit.
Biologia Havushe Bajrami-Bunjaku, e cila ka një kohë të gjatë që mbledh lule e bimë nëpër tokat kosovare për të prodhuar çaje bimore, thotë se të gjitha këto produkte që shiten nga ajo janë të kultivuara në mënyrë organike, por ka edhe prej tyre që kultivohen me ndihmën e disa grave të tjera
Në tregun mobil të kryeqytetit Havushja është 3 herë në javë, thotë se që tani po vërehet interesimi i qytetarëve për blerje e tyre.
Në shtandin e Havushes ekspozohen dhjetëra lloje të çajeve, e secili prej tyre ndihmon organizmin në parandalimin dhe luftimin e virozave dhe sëmundjeve të ndryshme.
Çaj i malit dhe ai i sherbelës, sipas biologes, janë të preferuarit e kësaj kohe dhe nuk duhet munguar në dollapët e kuzhinës së gjithsecilit, mirëpo për t’i marrë vetitë më të mira prej tyre, çaji duhet të jetë organik dhe jo i paketuar industrial.
Çajet mund të konsumohen në çfarëdo kohe, por disa janë më të mirë për mbrëmje pasi që ndihmojnë në qetësim dhe në gjumë më të mirë.
Në shtandin e biologes, përveç çajeve ka edhe sapunë e vajra të ndryshme që, po ashtu, janë të prodhuar nga grumbullimi i luleve në natyrë.