SOT

Çajet me veti shëruese të kultivueses nga Kamenica

Vetëm disa metra larg shtëpisë, çifti nga Kamenica i kanë serrat ku i mbjellin bimët aromatike.

Kadrije Mustafa, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, tregoi pak nga procesi fillestar i kultivimit të rozmarinës, mentës e bimëve të tjera.

Lloje të ndryshme të çajeve ajo i bën prej këtyre bimëve.

Për secilën ajo i di edhe vetitë shëruese.

Në shtëpinë e saj çajet bimore janë më të pëlqyerat, derisa kanë bërë që gripozat të qëndrojnë larg tyre.

Kultivuesja nga Kamenica produktet e saj i ekspozon nëpër panaire të ndryshme.

Ndërkaq përveç në qytetin e saj, ato i shet në disa prej qyteteve të Kosovës.