Të rinjtë e klubit “Dardanët”, të udhëhequr nga trajnerja Marigona Beadini shpesh e nisin mëngjesin duke u stërvitur në Parkun e Taukbahçes.
Marigona si boksierja e parë femër në Kosovë e kishte dëshiruar çdo herë që rezultatet e saj t’i shohë edhe te të rinjtë e tjerë me potencial në boks.
Por në fillimet e saj u paragjykua dhe nuk gëzoi përkrahje.
Disiplinë, vetëbesim e qetësi janë të mirat që trajnerja Beadini i ka fituar nga boksi.
Mosha të hershme i drejtohen klubit të boksit “Dardanët”.
Tashmë për trajneren e boksit ka raste kur prindërit i shtyjnë fëmijët drejt një sporti të tillë luftarak pa pasur prirje për të.
Matteo e Alpi, boksierë të rinj, në ring mendojnë vetëm si ta rrëzojnë kundërshtarin, teksa shprehen se kanë fituar qetësi nga ky sport.
Sipas trajneres Beadini, interesimi për boks është dukshëm më i madh edhe nga vajzat, të cilat korrin suksese në meçe brenda e jashtë vendit.