Skender Shalaj, nga fshati Gucat i Malishevës, është në zë për punën që bën si bletar.
të tjerët po e braktisin Kosovën duke marrë rrugën e kurbetit për një jetë më të mirë, Shalaj e ka bërë të kundërtën.
Ishte viti 2008, kur ai u kthye nga Italia për të jetuar në Kosovë, e tek në vitin 2010 nisi që të merrej me bletari.
Aktualisht ka mbi 400 koshere me bletë dhe e tërë familja janë angazhuar në këtë biznes.
Dimërimi i bletëve dhe transporti i tyre nga një vend në tjetrin për kullosje kanë rëndësi të veçantë për bletarin.
Thotë se për të arritur sukses në sasi e cilësi sa më të mirë, duhet bashkëpunim edhe me bujqit, në veçanti me pemëtarët.
Nga kosheret e tij me bletë ai përveç mjaltit nxjerr edhe produkte të tjera, sikurse janë qumështi i bletëve, dylli e të tjera.
Derisa kristalizimi shpeshherë është vlerësuar negativisht, bletari thotë se kjo gjë është e natyrshme dhe nuk e bën mjaltin jocilësor.
Bletari shumicën e mjaltit e shet në shtëpi edhe me gjithë kërkesat e mëdha që ka në tregun vendor e ndërkombëtar.
I ka tri lloje të mjaltit: atë të bagremit, livadheve dhe malit. Gjatë vitit nxjerr rreth 150 mijë kilogramë me mjaltë. Një kilogram e shet 20 euro.
Ai brenda vitit fiton rreth 20 mijë euro nga ky biznes.
Shalaj ka marrë mbi 8 mijë euro subvencion nga Ministria e Bujqësisë për të gjitha kosheret me bletët që ka.