Me ngjyrat kuq e zi, Egzon Musliu, po e punon një qilim për KTV-në.
27-vjeçari ka dy muaj që ka nisur një mini-biznes, i cili është shumë i veçantë dhe po arrin të marrë porosi të shumta për të bërë tepihët tradicionalë.
Ai tregon se përmes biznesit të tij ka dashur të risjellë kohën e dikurshme, kur këto qilima ishin tejmase të përdorura.
Një mundësi që ju dha përmes organizatave kjo ishte puna me të cilën Egzoni e gjeti veten dhe mendoi të fillonte me krijimet e tij, përkundër asaj që vazhdon të bëjë edhe punë të tjera.
Synimet e tij janë të mëdha, madje mendon ta shtrijë biznesin edhe në vendet e tjera evropiane.
Edhe pse në pamje të parë mund të duket si punë e lehtë, megjithatë ka vështirësitë e saj. Për ta finalizuar një krijim, atij i duhen me ditë deri sa ta marrë formën e dëshiruar.
Egzoni si 27-vjeçar është dëshmi e realizimit të qëllimeve me vullnet e punë. Madje, duke bërë një punë të tillë ai po shihet si kontribuues në trashëgimi e ruajtje të kulturës së vendit.