SOT

Binjaket nga Juniku që po bëjnë bujë në teknologji

Janë si dy pika uji dhe e vështirë t’i dallosh njërën prej tjetrës.

Elda e Erza Gacaferi janë motrat binjake nga Juniku, të cilat janë bërë shumë të zonja në fushën e programimit dhe teknologjisë.

Të merresh me këtë fushë është aktiviteti që ato e kanë më për qejfi.

Elda thotë se ka pasur ndikim në shoqërinë e saj që edhe ata të përfshihen në mësime për teknologjinë.

Deri më tani, ato kanë mësuar gjërat bazë të programimit, porse kanë arritur edhe të kenë krijime të tyre.

E, Erza motrën e saj e sheh si pasqyrë dhe thotë se ndihet mirë që e ka pranë vetes në çdo aktivitet, madje edhe mendimet e idetë i kanë të përbashkëta.

Ëndrra më e madhe e binjakeve është që në të ardhmen të jenë udhëheqëse të kompanisë së tyre që ka të bëjë pikërisht me teknologjinë.

Krijimtaria e tyre tashmë ka nisur:  ueb-faqe, e lojëra të shumta tashmë si autore i kanë motrat binjake

Për Erzën, loja e krijuar ka pasur shumë pëlqime edhe nga shoqëria e saj.

Pos binjakeve, i suksesshëm në programim në familjen Gacaferi është edhe vëllai 11-vjeçar, Eltoni, ku pjesën më të madhe të ditës e kalojnë së bashkë pranë kompjuterëve.